Ish-kryeministri Sali Berisha i cilësoi zgjedhjet e pjesshme vendore si një rikthim të tij në skenën politike. Gjatë një konference për mediat, Berisha deklaroi se mori 31% të elektoratit.
Ndër të tjera ish-kryeministri njoftoi kandidaturën e tij për t’u zgjedhur si kryetar i Partisë Demokratike nëse selia blu shkon në zgjedhje të brendshme.
“Duke vlerësuar çdo lloj propozimi, nmund të them një gjë, ata të cilët nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran, çfarëdo qofshin. Gjithçka Sali Berisha në këtë kohë të shkurtër, nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë përveç votës së lirë. Nëse bëni analizën se si ka mundësi që 70% e popullit opozitar, u rreshtuan në krahun e tij, atëherë duan votën e tij. Çdo gazetar, analist që do të diskutojë për problemin nëse rast se del jashtë boshtit të votës së lirë, ka një arsyetim të rrezikshëm që nuk ka gjë të përbashkët me arsyetimin e njerëzve të lirë. Së pari, a i qëndroj unë deklaratës. Nuk mund të gjesh deklarata të Sali Berishës që nuk i ka mbajtur. Përpara disa muajsh, Berisha ishte një deputet i thjeshtë.
Me humbjen e partisë së tij, aksionet e tij ranë në shifra të mjera. Besoj se në rast se 6 marsi faktoi katërcipërisht një të vërtetë, ajo është rikthimi i Sali Berishës. Rikthimi i tij me një mbështetje prej 31% të elektoratit shqiptar. Dhe dua t’ju rrëfej këtu, siç keni konstatuar unë bëra fushatën më intensive në zgjedhjet lokale. Nuk gjeni ju që unë të kem qenë kaq shumë herë në zgjedhjet lokale. U detyrova ta bëj këtë jashtë dëshirës time. Sepse çfarë ishte kjo, për ata që e njohin zgjedhjet ishte një personalizim në rrafsh të përgjithshëm. Meqenëse morën me arbitraritet Edi Rama, mori logon dhe ia dha kallpit të tij.
Meqënëse zonja guvernatorë i lejoi vetes të ndërhyjë në mënyrë antidemokratike në fushatë kundër Sali Berishës, dua t’ju thoja, unë jam Sali Berisha. Ky që thotë zonja guvernatorë, dhe ky që i kanë marrë logon me të cilën ai, ajo parti ka garuar për 30 vite. Të gjitha këto i them këtu se është jashtë çdo lloji imagjinate që unë të devijoj nga ky kurs, nga vendimi im i shpallur përpara demokratëve që do garoj për kryetar të PD-së, por duke garantuar çdo personalitet që dëshiron të hyjë në garë, kushte të barabarta. Duke garantuar demokratët se do pranoj rezultatet e tyre pa asnjë koment. Ky është qëndrimi im. Rikthimi ka ndodhur në 6 mars” – tha Berisha.
/b.h