Ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar edhe njëherë se gara në Partinë Demokratike është e hapur. Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se PD është në një proces reformimi të plotë.
I pyetur nga gazetarët për dorëheqjen e Lulzim Bashës, i cili nuk po jep sinjale se do të ndodhë një gjë e tillë, ish-kryeministri tha se ai është peng dhe nuk e ka në dorë veten e tij.
“Gara është e hapur. PD është në një proces të reformimit të saj të plotë dhe total. Rikthimit në të gjitha nivelet e vendimarrjes së saj të votës që lirë. Cilido që është i gatshëm të kontribuojë në këtë proces është i mirëpritur. Në më pyet mua a jep dorëheqjen Lulzim brava unë mund të them që ai është një peng që nuk e ka në dorë veten e tij, por keqpërdoret deri në fund sa të mos mbetet asgjë tek ai”, tha Berisha.
/b.h