“CNN” raporton se Presidenti Biden pritet të ndalojë sot importet e naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus në SHBA, sipas burimeve të njohura me vendimin.
SHBA do ta bëjë këtë lëvizje të njëanshme, pa aleatët e saj evropianë, për shkak të mosmarrëveshjeve mes vendeve evropiane, nëse do të ndalojnë energjinë ruse. Vendet e BE-së kanë dukshëm më shumë ekspozim ndaj energjisë ruse, sesa SHBA.
Zyrtarët amerikanë vendosën, duke pasur parasysh presionin ekstrem politik në vend, që ta ndërmarrin këtë hap pa koalicionin.
Biden pritet të dalë në një deklaratë zyrtare për mediat rreth orës 04.45.
/b.h