Përballë situatës së luftës, qytetarëve në Ukrainë u kanoset një tjetër rrezik, moti i i ftohtë. Ditën e fundit Ukraina është përballur me një situatë me reshje të shumta dëbore në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas BBC kjo situatë do të përshkallëzohet akoma më shumë duke sjellë temperatura ekstreme në mes të javës.
Qytetet kryesore si Kharkiv apo dhe kryeqyteti Kievi do të përjetojnë temperatura nga -13 gradë celcius deri në -20 gradë celcius.
Këto temperatura janë deri në -5 gradë nga mesatarja sezonale dhe pritet të prekin të gjithë qytetarët në të gjithë Ukrainën që janë zhvendosur për të shpëtuar nga bombardimet por edhe pa strehim të cilëve banesa i është dëmtuar për shkak të luftës.
g.kosvari