Çmimi i energjisë elektrike sot në Bursën ndërkombëtare ka arritur në nivelin rekord prej 544.73 euro për megavat. Çmimi i energjisë për megavat nga dje në sot është rritur me 108.43 euro, pasi një ditë më parë çmimi i energjisë ishte 436.30 euro për megavat.
Ndërkohë çmimi i energjisë elektrike që prej nisjes së luftës është rritur me 366.33 euro për megavat, pasi në 24 shkurt 2022 çmimi i energjisë elektrike ishte 178.4 euro për megavat. Praktikisht çmimi është trefishuar nga nisja e luftës e deri më tani.
Por problemi i vetëm nuk është vetëm çmimi, por edhe mungesa e energjisë së nevojshme. Sipas qeverisë prodhimi nuk mbulon as gjysmën e nevojave që tregu ka.