Presidenti ukrainas Zelensky, i cili këtë mëngjes kishte paralajmëruar një skenar të luftës së tretë botërore, tani kthehet për të hapur dialogun.
“Ne mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis se si do të vazhdojnë të jetojnë këto territore”: Presidenti Volodymyr Zelensky tha duke iu referuar Krimesë dhe “pseudo-republikat” separatiste të Donbass. “Jam gati për dialog, jo për kapitullim”, theksoi ai.
Më herët presidenti ukrainas njoftoi se një fëmije ka vdekur nga dehidratimi në Mariupol.
Qyteti port i rrethuar i Mariupol, në Ukrainën juglindore, aktualisht po vuan nga mungesa e ujit, ushqimit dhe energjisë.
/a.r