Analisti Lorenca Vangjeli ka zbulur në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Enri Xhafo, dy emrat të cilët nuk duhet të marrin drejtimin e PD-së në rast të klargimit të Lulzim Bashës.
Vangjeli tha se Grida Duma dhe Jorida Tabaku nuk duhet të vihen në krye të PD pasi janë të shantazhueshme.
Sipas tij Duma është mjaft e shantazhueshme, pasi përveç peliçeve ka edhe skelete, ndërsa Tabaku shumë shpejt do të njihet me mllëfin e armiqëve të saj, të cilat ajo nuk i ka ruajtur.
Vangjeli: Shpejt do të dalin gjëra të çuditshme. Ka armiq të fuqishëm të cilët ajo tentoi t’i vrasë duke përdorur mjete të gabuara të cilat në politikë nuk janë të ndershme. Zonja Grida Duma është e shantazhueshme. Përveç peliçeve të saj ka edhe ajo skeletet e saj të varur në dollap. Ndërkohë që zonja Tabaku e ka ambiecin e deklaruar, kam përshtypjen se shumë shpejt ajo të njihet me mllefin e armiqëve të saj të shumtë tek të cilët ajo ka bërë atë që grekët e vjetër e këshillonin të mos kalonte kurrë, tejkalimin e të drejtës.
/a.r