Sali Berisha, i cili në këto zgjedhje ka arritur që të fitojë Shkodrën dhe të dalë forcë e dytë në Bashkitë e tjera, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit tha se nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij.
” I vetmi njeri në glob që del i treti dhe deklaron se unë nuk kam humbur asnjë garë”, shkruan Berisha.
Ky reagim i Sali Berishës, vjen pas deklaratës së Bashës, i cili humbjen në 6 Bashki nuk e pranoi, por e justifikoi duke thënë se nuk ka humbur kjo nuk është humbje sepse procesi i 6 marsit ishte anomali pas anomalie.
Këto zgjedhjet të 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat. Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021./m.j