Pas humbjes në 6 Bashki, Lulzim Basha pritet të mbledhë grupin e deputetëve në seli.
Nga sa mësojnë burime për Report Tv, mbledhja do të zhvillohet në orën 16:30, atëherë kur procesi i numërimit pritet të ketë përfunduar, si edhe pak para seancës plenare që pritet të nisë në 17:00.
Këto zgjedhjet të 6 marsit, më shumë se një garë mes dy forcave politike më të mëdha në vend, PS-PD, ka qenë një test për lidershipin demokrat.
Në përballjen e tij me Sali Berishën, Lulzim Basha ka humbur duke dalë forcë e tretë, e ndërsa ajo që është vëne re është se Partia Demokratike e drejtuar prej tij ka pësuar një rënie drastike krahasuar me zgjedhjet e 2021.
/b.h