Zyrtarë të lartë amerikanë thuhet se po vizitojnë Venezuelën këtë fundjavë në përpjekje për të rivendosur marrëdhëniet me qeverinë e presidentit Nicolas Maduro, shkruan Sky News.
Misioni i SHBA në Venezuelë, vizita e nivelit më të lartë në vite, vjen pasi të dyja vendet ndërprenë marrëdhëniet diplomatike kur Washingtoni akuzoi liderin e saj për manipulim të zgjedhjeve.
Kur SHBA goditi eksportet e naftës të Venezuelës me sanksione në vitin 2019, kombi i Amerikës së Jugut iu drejtua Rusisë për ndihmë ekonomike.
Tani Washingtoni do të kërkojë të shohë nëse ky shtet mund të jetë i gatshëm të tërhiqet nga Moska.
/a.r