Teksa janë duke u mbajtur ditën e sotme zgjedhjet vendosre në disa qendra në Dukagjin nuk ka nisur ende votimi. Bëhet me dije se shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira të motit.
Komisionerët pretendojnë se janë të bllokuar në rrugë nga dëbora dhe nuk kanë mbërritur ende. Sipas burimeve për TCH ata nuk përgjigjen as në telefon pasi janë në një zonë ku nuk ka valë.
Ndërkohë kujtojmë se 654,538 shtetas shqiptarë do t’i drejtohen ditën e sotme kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e rinj në bashkitë Vorë, Shkodër, Durrës, Dibër, Lushnje e Rrogozhinë mes kandidatëve të PS, PD dhe koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të përbërë nga LSI dhe PDK.
Qendrat e votimit janë hapur sot më 07:00 të mëngjesit dhe pritet të qëndrojnë të hapura deri më 19:00 të pasdites.
/a.r