Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se autori Ali Zili, i ndaluar të shtunë nga policia, e ka kryer vrasjen dy ditë para se të zbuloheshin trupat e viktimave nga fqinjët e tyre.
Natën e vrasjes Ali Zili, pas krimit është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë taksistit që i ishte rrëzuar nëna.
Rrobat e gjakosura nga përleshja me dy viktimat Zili ja ka dhënë një endacaku në qytetin e Korçës. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit, duke u larguar për dy ditë nga fshati.
Të njëjtat burime pohojnë që autori i krimit ka pasur hematoma në duar, çfarë tregon që i ka goditur edhe me grushta viktimat. Ndërkohë, në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit.
Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij, në të cilën sipas vëllait të autorit, ishte kthyer rreth orës 5:00 të mëngjesit të së shtunës. Për policinë lokale motivi i ngjarjes mbetet grabitja.
/a.r