Forcat ruse janë duke iu përgjigjur rezistencës ukrainase duke shënjestruar “zonat e populluara” në disa qytete kryesore.
Bombardimet janë e njëjta taktikë si në Çeçeni dhe Siri dhe synon që të thyejë moralin ukrainas.
Presidenti Zelensky ka biseduar me Joe Biden, i cili tha se Kongresi po punon për të siguruar më shumë fondacione për Ukrainën.
SHBA po punon me Poloninë për një marrëveshje të mundshme që avionët luftarakë polakë t’u jepen Ukrainës.
Gjigandët e pagesave, Mastercard dhe Visa kanë thënë se do të pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.
Të shtunën evakuimi i planifikuar i civilëve në Mariupoli dështoi prej sulmeve ruse.
Bombardime të fuqishme janë raportuar në Irpin, një zonë perifirike e Kievit.
***
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka deklaruar se bombardimet e Rusisë në zonat e populluara në Ukrainë është një përpjekje për të thyer moralin e luftëtarëve ukrainas.
Në një raport ditor inteligjence, thuhet se forca e rezistencës së Ukrainës vazhdon që të surprizojë Rusinë. Trupat ruse kanë kryer disa bombardime në Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.
Agjencitë e huaja e krahasojnë këtë strategji me fushatën ushtarake në Siri në vitin 2016 dhe Çeçeni në vitin 1999. Ushtria ruse kreu bombardime intensive në zona të ndërtuara.
Në raport thuhet po ashtu se progresi i Rusisë po ngadalësohet sepse Ukraina po shkatërron linjat e saj të furnizimit.
/a.r