57.680 qytetarë me të drejtë vote në 101 qendra votimi do të votojnë sot në Dibër për të zgjedhur kryetarin e Bashkisë. Bëhet me dije se 3 njësi administrative janë pa energji elektrike, Selishta, Arrasi dhe Sllova, ndërsa në 11 qendra votimi nuk po kryhet identifikimi elektronik, por po bëhet manulaisht teksa procesi i votimit vijon.
Partia Socialiste e cila drejton dhe këtë bashki aktualisht me kryebashkiakun e komanduar, Shkëlqim Murrja do të përfaqësohet në këto zgjedhje me Rahim Spahiun. Partia Demokratike ka zgjedhur Luan Hakën si kandidat, ndërsa Shtëpia e Lirisë përfaqësohet me Premtim Kryemadhin. Në këtë bashki ndryshe nga 5 të tjerat ku do zhvillohen zgjedhjet, në garë është dhe një kandidat i katërt, Dritan Torba nga Lëvizja e Re.
/a.r