Avioni i presidentit të Federatës Ruse, Vladimir Putin fluturoi nga Shën Petersburg-u drejt Washington-it, tregon gjurmuesi i fluturimit FlightRadar.
“Rossiya” u rrotulluar rreth Gadishullit Skandinav nga veriu dhe fluturoi në jug të Islandës.
Sipas disa raportimeve të mediave ukrainase, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mund të jetë në bord.
Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, raportoi se diplomatët rusë të shpallur persona non grata do të fluturojnë nga Washington-i në bordin e një skuadre të fluturimit special “Rossiya”.
Para kësaj, bordi RA96019 ishte në Bjellorusi, Kubë dhe Nikaragua, pergatiti Tema.