Në një takim me stjuardesat që punojnë për Aeroflot, i shfaqur në TV kombëtar, presidenti rus tha se hapi do të ndërmerrej vetëm në “raste të agresionit të jashtëm, në zona të përcaktuara të aktivitetit ushtarak”.
Ai tha se Moska duhet të mbrojë rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, si dhe interesat e saj.
Ka pasur zëra se Putini po planifikonte të shpallte gjendjen ushtarake që është kur ligji normal civil pezullohet ose ushtria merr kontrollin e funksioneve të qeverisë. Ai tha se ka gjendje të tjera të veçanta emergjente që mund të përdoren në rastin e një “kërcënimi të jashtëm në shkallë të gjerë”por se ai nuk ka plane as t’i prezantojë ato.