Mëngjesin e sotëm, nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, tha se ushtarët rusë vazhduan të bombardonin zonën pavarësisht armëpushimit të përkohshëm që dy vendet vendosën.
Sipas zyrtarëve pala ruse nuk ka respektuar armëpushimin e përkohshëm, ndërkohë, banorëve u është kërkuar të strehohen në vende të sigurta deri në pritjen e një vendimi të dytë.
Në lidhje me këto deklarata ministria e Mbrojtjes ruse është përgjigjur duke thënë se nuk janë ushtarët rusë ata që po pengojnë evakuimin e sigurt të ukrainasve nga Mariupol, duke bërë deklaratën e fortë se nacionalistë ukrainas janë ta që kanë penguar civilët te largohen në rrugë të sigurta nga qyteti, sipas agjencisë ruse të lajmeve Ria, shkruan BBC.
Ministria tha se forcat ruse u sulmuan pasi kishin ngritur korridore humanitare për civilët që të largoheshin nga qyteti.
g.kosovari