Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendii tij pas 10 ditësh sulm nga Rusia.
Zelensky është shprehur i bindur se lufta do të përfundojë shpejt. Ai ka postuar një video mesazh në Facebook ku thekson se shumë shpejt do të jenë në gjendje t’ju thonë qytetarëve ukrainas që janë larguar nga vendi shkaku i luftës se mund të kthehen në Ukrainë.
“Jam i sigurt që shpejt do të jemi në gjendje t’ju themi njerëzve tonë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe gjithë vendet tjera. Kthehuni sepse s’ka më rrezik”, ka thënë Zelensky.
Ndërkohë ai është treguar ashpër ndaj liderëve të NATO të cilët refuzuan vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi qiejt e vendit të tij.
Ndër të tjera ai është shprehur se të gjitha agjencitë inteligjente të vendeve të NATO janë në dijeni të planeve të armikut, pasi të gjitha kanë konfirmuar se Rusia do të vijojë ofensivën.
g.kosovari