Është hedhur dje shorti për 28 mijë lojtarët që morën pjesë në lojën promocionale të kuponit tatimor të organizuar nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Sipas rregullores, në 4 kategoritë e fituesve, dy të parat ku luhej për çmimin e madh 1 milion lekë dhe 10 çmime me fitues që do të marrin nga 100 mijë lekë secili, u përzgjodhën mes 600 zarfeve që u hapën nga komisioni i lojës. Ndërsa 500 çmimet e tjera të kategorisë së tretë dhe të katërt, ku fituesit do të marrin përkatësisht nga 15 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, shorti u hodh në mënyrë elektronike raporton Shekulli. Por, të gjithë fituesit, që vijnë të listuar më poshtë, por edhe ata që nuk e shohin e barkodin e tyre, kanë të drejtën e ankimimit gjatë këtyre 10 ditëve.
Verifikimi
Drejtuesja e komisionit të lojës të përbërë nga 7 anëtarë, Gelardina Prodani sqaroi rregulloren e lojës, duke përjashtuar nga gara të gjithë ata lojtarë, të cilët në zarfet e tyre nuk kanë shkruar saktë përmbajtjen brenda zarfit. Pra, ata që nuk kanë shkruar numrin e saktë të kuponëve dhe vlerën e saktë me lekë të rinj, si dhe të gjithë ata që kanë vendosur brenda zarfit kuponë që nuk i përkasin periudhës 15 nëntor-31 dhjetor 2015 përjashtohen automatikisht, edhe nëse gjenden në listën e mëposhtme. Kjo do të thotë se, fituesit zyrtarë janë 11 të parët, ndërsa për 500 të tjerët do të bëhet verifikimi.
Lotaria e kuponit, 511 fituesit