“Ende nuk e kanë kuptuar se Rusia është zhytur në një krizë ekonomike, e cila do të jetë më e keqe se ajo e vitit 1991. Le t’i lëmë edhe dy-tre javë të tjera për të kuptuar realitetin: Putin nuk ka burime për të vazhduar luftën.”
Për këtë është i bindur ekonomisti rus Vladimir Mirov, bashkëpunëtor i ngushtë i opozitarit Alexei Navalny, i cili shprehet se sanksionet nga Perëndimi, janë mënyra më efektive për të goditur Kremlinin.
Sipas deklaratave të ekonomistit, të raportuara nga italiania ‘La Stampa’, sanksionet “do të kenë një efekt shkatërrues në Rusi, Putin e hodhi hapin më të gjatë se këmba”.
Ai shton se Putin mendonte, se propaganda do të mjaftonte për të justifikuar vendimet pa asnjë përgjigje nga perëndimi, dhe aq më pak kaq të unifikuara:
“Putin nuk do të mjaftohet thjesht me tërheqjen e trupave të tij, por do të duhet të gjejë një mënyrë për ta paraqitur fundin e luftës, si fitoren e tij. Një ndjenjë e fortë frike do të qarkullojë mes bashkëpunëtorëve të tij dhe askush nuk do të ishte i vetëdijshëm për gjendjen e dhimbshme të ekonomisë dhe Forcave të Armatosura”.
Bashkëpunëtori i Navanly-t më pas parashikon lëvizjet e elitës Putiniane, duke thënë se Presidenti rus, do të ndalojë së funksionuari sistemin qeveritar dhe ekonominë me një justifikim fantastik: ata do të thonë se për gjithçka është faji i sanksioneve.
g.kosovari