1152- Frederick I Barbarossa u zgjodh mbret gjerman, duke pasuar ungjin e tij Conrad III. Më vonë ai ishte një nga udhëheqësit kryesorë në Kryqëzatën e Tretë.
1678- Lindi në Venecia kompozitori italian barok Antonio Vivaldi. Shumë popullor dhe i vlerësuar në kohën e tij, ai u harrua pas vdekjes dhe vlera e vërtetë e punës së tij të gjerë u zbulua vetëm në vitin 1930, kur u gjetën më shumë se gjysma e veprave të tij të njohura në ditët e sotme. Ai ka shkruar më shumë se 300 koncerte për instrumente solo dhe orkestër, duke përfshirë të famshmin “Katër Stinët”, rreth 60 simfoni, opera dhe kompozime të tjera.
1877 Baleti “Liqeni i Mjellmave” i Çajkovskit u shfaq për herë të parë në Teatrin Bolshoi në Moskë.
1933- Franklin Roosevelt betohet si Presidenti i 32-të i Shteteve të Bashkuara dhe shpall një program të ri ekonomik (“Neë Deal”) për të kapërcyer efektet e Depresionit të Madh në 1929.
2002 Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova, bëhet presidenti i parë i Kosovës nën administrimin ndërkombëtar. Kryeministër i parë është zgjedhur Bajram Rexhepi, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës.
2003-Vdes Sir Hardy Amies, stilisti dhe veteran i modës britanike, modelet e të cilit ishin veshur nga të pasurit dhe të famshmit, duke përfshirë edhe vetë mbretëreshën e Britanisë Elizabeth II.
2004 Një zjarr në manastirin serb të Hilandarit në malin Athos djeg dy të tretat e kompleksit të manastirit. Në këtë manastir ndodhet edhe varri i të vëllait të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti. BETA