Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar nje bisede me presidentin rus Vladimir Putin në telefon dhe i ka kërkuar atij që të ndalojë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.
Scholz gjithashtu i bëri thirrje Putinit që të lejojë aksesin për ndihma humanitare në zonat ku po zhvilloheshin luftime.
Gjatë bisedës një-orëshe, liderët ranë dakord që së shpejti të zhvillojnë bisedime të mëtejshme, shtoi zëdhënësi.
/a.r