Gazetari britanik Piers Morgan, shpërndau në Twitter një foto të një grupi të rinjsh në Ukrainë, të cilët shihen të armatosur dhe ndodhen në pritje të pushtuesit në qendër të qytetit.
Gazetari, krahas fotos ka bërë një koment prekës në lidhje me moshën e ushtarëve, duke thënë se ata janë veçse fëmijë.
“Tre vjet më i vogël se djali im më i vogël. As që mund ta imagjinosh. Vetëm fëmijë”, shkruan ai në Twitter./m.j
Three years younger than my youngest son. Can’t even imagine it. Just kids. https://t.co/LRDMNRQ0PU
— Piers Morgan (@piersmorgan) March 4, 2022