Një takim urgjent i Këshillit të Sigurimit është thirrur nga Shqipëria dhe pesë vende të tjera anëtare, pas sulmit të Rusisë në termocentralin e Zaporizhzhia-s dhe rrethimit e mësymjes në ambientet e tij.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje urgjente në orën 16:30, ose në orën 11:30 me atë lokale të New York-ut.
Takimi urgjent është thirrur në përgjigje të sulmit ndaj termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia nga trupat ruse.
Sesioni u kërkua dhe nga kryeministri britanik Boris Johnson, thanë diplomatët për AFP, me Shtetet e Bashkuara, Francën, Norvegjinë, Irlandën dhe Shqipërinë duke iu bashkuar thirrjes për një takim urgjent.
Ai do të përfshijë fjalime nga një zyrtar i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe një zyrtar i OKB-së.
Pesë vendet e tjera që kanë njoftuar thirrjen e takimit, janë: Franca, Irlanda, Norvegjia, Britania e Madhe dhe SHBA-të.
Diskutimi kryesor do të përqendrohet tek situata në Ukrainë e veçanërisht tek ajo çfarë po ndodh në termocentral.
Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, pritet po ashtu të mbajë një fjalë gjashtë mbledhjes së jashtëzakonshme./m.j