Ish shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku ka folur mbi luftën në Ukrainë.
Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Kollçaku tha se sot ka filluar faza e dytë të pushtimit.
“Mund të deklarojmë që ka filluar faza e dytë e operacionit special, siç e quan Putin, por ky është një pushtim i një vendi sovran. Kemi bombardime jo vetëm me raketa, por edhe me municione të rrezikshme”, tha ai.
Përsa i përket ndihmës të dhënë nga Shqipëria para fillimit të luftes, Kollçaku shpejgoi se ndihma ka qenë në të gjitha fushat dhe pa asnjë lloj limiti.
“Një pjesë kanë qenë ndihma dhe paisje që janë logjistike, në vitet 2015-2018. Ne kemi pasur oficerë zbulimi. oficerë monitorimi për shumë vite me radhë. Në kuader të OSBE oficerët shqiptarë i kanë dhënë ndihma forcave të mbrojtjes ukrainase. Ndihma ka qenë në të gjitha fushat dhe pa asnjë lloj limiti”, tha ai.
Kollçaku nenvizoi se në këtë fazë të dytë të luftës, problem më i madh është nevoja për armatim.
“Ajo që do deklaroj në këtë fazë të dytë të operacionit, problem më i madh është nevoja për armatim. Në disa zona ka nevoje emergjente për municion,vështirësia ndodhet në zonën jugore dhe lindore”./m.j