Situata në Ukrainë është një nga ngjarjet e vitit 2022, përpos elementeve të tjerë, gazetarët janë ato që janë po ashtu në vijën e parë për të raportuar ngjarjet njëra pas tjetrës. Linda Karadaku ishte gazetarja e parë nga Shqipëria e televizionit ABC e cila së bashku me grupine xhirimit qëndruan për disa ditë duke parë nga afër agravimin e situatës.
Në një intervistë për ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin, gazetarja tregoi se si ishte qëndrimi atje. Ndërkohë Ermali e pyet për lajmin që qarkulloi në median sociale se kishte propozime nga njerëzit më të pasur për të eliminuar Putinin, nëse mund të këtë një skenar të tillë që të do të mund t’i jepte fund marrëzisë.
“Nëse eliminohet Putin, do të ishte fillimi i demokratizimit të Rusise. Pavarësisht nga gjithë kjo që po ndodh tani, të gjithëve na vjen mbarë , Europës dhe i Botës, që Rusia të jetë demokratike, që të merresh vesh. Nëse vazhdohet kjo me Putinin në krye, unë po përsëris atë që ka thënë një gjeneral rus në pension rrezikohet vetë ekzistenca e shteti rus. Kjo që na nisur është një gjë e stërmadhe. Janë disa skenarë në tavolinë, dhe nuk është vetëm Putin, por ministri mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjitshëm të forcave ruse që janë nejrëzit më të afert dhe që janë putinist. Është një nga skenarët nxjerrja në skenë e një elite të re demokratike që do të drejtonte Rusinë”.
Sipas saj, skenari më i zi do të ishte jo vetëm përdorimi i armët bërthamore, por dhe bombat me hidrogjen që kryejnë vrasje në masë të civilëve. Linda pohoi se kjo po ndodh, Rusia është duke përdorur armë që janë të ndaluara me ligjet e luftës.