Ashtu sikurse shumë vende të botës që po solidarizohen me luftën në Ukrainë, edhe Tirana do të kontribuojë për të ndihmuar popullin ukrainas.
Ambasada e Ukrainës në Shqipëri ka përpiluar një listë me nevojat me bazike siç janë veshmbathjet, batanijet dhe produkte për fëmijë. Lista iu është dërguar institucioneve, siç është edhe Bashkia Tiranë.
“Kanë të bëjnë me shtroje për fjetje, vembathje, panolina për fëmijë të vegjël, formula qumështi, por pranohen edhe enë kuzhine ose çfarëdo gjëje tjetër që qytetarët gjykojnë se mund t’iu nevojiten” – thote Anisa Ruseti, nenkryetare e Bashkise Tirane.
Por ku mund t’i dërgojnë qytetarët e kryeqytetit ndihmat e tyre?
“Çadrat do të jenë të vendosura përpara bashkisë. Njëra do të jetë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit” dhe tjetra tek Liqeni. Kemi zgjedhur këto pika që mendojmë se janë më të aksesueshme për qytetarët. Çadrat do të qëndrojnë deri më 15 Mars”.
Pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, qeveria shqiptare ka nënvizuar se vendi ynë do të mirëpresë për të strehuar familjet e shpërngulura nga konflikti nëse do jetë e nevojshme.
/a.r