Çmimi i gazit natyror në tregun e referencës holandeze është 188 Euro për megavat-orë, pavarësisht se rrjedhja e gazit nga Rusia në Evropë përmes Ukrainës vazhdon pa asnjë problem.
Analistët vënë në dukje se lëvizjet e çmimit të gazit nuk bazohen në ndryshimet thelbësore në bilancet europiane të gazit dhe se nxitësi kryesor pas rritjes së çmimeve në treg ndërlidhet me shqetësimet rreth sanksioneve europiane që synojnë energjinë ruse.
Pavarësisht luftës së vazhdueshme në Ukrainë, furnizimet me gaz natyror nga Rusia në Europë përmes tubacioneve të ndryshme kanë mbetur kryesisht të pandryshuara deri më tani. Orët e fundit kapaciteti i furnizimit me gaz të Sllovakisë nga Ukraina përmes pikës kufitare Velke Kapusany ka arritur nivelin më të lartë deri tani për vitin 2022, në 881,917 megavat orë (MËh).
Megjithatë, ndërsa lufta dhe sanksionet përshkallëzohen, rriten edhe shanset për të ndikuar në furnizimet me gaz, gjë që po shkakton rritje të mëdha të çmimeve. Jo të gjitha vendet marrin furnizim direkt nga Rusia, por nëse vende të tilla si Gjermania, konsumatori më i madh i gazit rus, marrin më pak, ata duhet ta zëvendësojnë këtë nga diku tjetër, për shembull, Norvegjia, e cila ka një efekt negativ në gazin e disponueshëm për vendet e tjera. Tregtarët dhe analistët thanë se ndërsa lufta dhe sanksionet përshkallëzohen, rriten edhe mundësitë që kjo mund të ndryshojë, gjë që po shkakton fitimet e mëdha të çmimeve.
/a.r