Zyrtarët ukrainas kanë mbërritur në Bjellorusi për bisedime me palën ruse, sipas Agjencisë Ruse të Lajmeve (TAS).
Takimi me palën ruse do të mbahet në Bjellorusi, afër kufirit me Poloninë.
Lajmin e bëri me dije më parë Mikhail Podolyak, anëtar i delegacionit ukrainas, këshilltar i shefit të zyrës së Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky.
“Negociatat me Rusinë. Tashmë në helikopterë. Do të fillojmë pas disa orësh” , shkroi në Twitter ai.
/a.r