Pamjet qe vijnë nga Rusia janë rrëqethëse. Një politikan i opozitës në Moskë ka publikuar video që tregojnë fëmijë që ndodhen brenda në komisariatet policore.
Fëmijët janë arrestuar nga autoritetet ruse, pasi i ishin bashkuar protestave kundër luftës. Rrjeti televiziv “Nexta” ka shpërndarë një video në Twitter, në të cilën një fëmijë qan pas hekurave.
Fëmijët u arrestuan nga autoritetet sepse morën pjesë në demonstratat në kryeqytetin rus me mijëra qytetarë që shprehën kundërshtimin e tyre ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Protestuesit kundër luftës në Rusi rrezikojnë të burgosen dhe të akuzohen për tradhti, për kundërshtimin e tyre ndaj luftës së Putinit, shkruan Daily Mail.
This is the kind of “Russian world” the occupiers want to bring to #Ukraine. pic.twitter.com/ibEqvJ393T
— NEXTA (@nexta_tv) March 2, 2022
/b.h