E dashura e re e aktorit të njohur, Mel Gibson, thotë se ndjehet në sikletë nga e gjithë vëmendja që rrethon marrëdhënien e tyre.
24-vjeçarja Rosalind Ross synon të bëhet skenariste në Hollivud.
Por është e mërzitur nga vëmendja që i kushtohet lidhjes së saj me 60-vjeçarin.
Çifti u shfaq bashkë në ceremoninë e Golden Globes.
Ata kanë disa muaj bashkë.
Shumicën e kohës e kalojnë në fermën e aktorit në Kosta Rika.