Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov, ka thënë se Ukraina mund të nisë një sulm raketor ndaj Bjellorusisë.
“Ky vendim i takon komandantit të përgjithshëm, Zelenskyt”, ka thënë Danilov.
Vlen të përmendet se Bjellorusia është rreshtuar krah Rusisë në këtë betejë. Ato kanë lejuar ushtrinë ruse, që të përdorë territorin e tyre si vend kalimi për të hyrë në Ukrainë. Madje, president ii vendit Alexandër Lukashenko, ka thënë se nëse është e nevojshme, Bjellorusia është e gatshme të ndërhyjë në Ukrainë me ushtrinë e saj./m.j