Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë dhe aleati i presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar se çeçenët janë vrarë në Ukrainë.
Për herë të parë ai ka pranuar se gjatë pushtimit të Ukrainës ata kanë patur humbje në radhët e tyre.
Sipas tij çeçenët kanë humbur dy ushtarë gjatë luftës, ndërkohë që janë plagosur dhe disa të tjerë.
Kadyrov thotë se ushtarët e tij kanë marrë urdhër që të mos sulmojnë civilët, prandaj edhe kanë pësuar dëme vetë.
Ndërkohë, ditën e sotme edhe ministri i Mbrojtjes së Rusisë pranoi se kishin humbur disa ushtarë në Ukrainë, duke mos dhënë shifra.
Nga ana tjetër, Ukraina deklaron se kanë vrarë 5 700 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar gati 200 tanke gjatë ditëve të para të luftës.
Dy ditë më parë Ukraina bëri me dije se kishin vrarë gjeneralin e famshëm çeçen Magomed Tushayev./m.j
Shikoni hallet tuaja o cecen,mose bini pre e nji vrasesi sic eshte putini,po vrete njerz te pa fajshem,biles edhe femije,prandaj shikoni e mendoni me gjate se vrastari putin.