Lufta e shpallur nga Rusia drejt Ukrainës ka sjellë me qindra viktima nga populli vendas.
Së fundmi është raportuar në mediat vendase se është gjetur dhe trupi i pajetë i një futbollisti për shkak të bombardimeve.
Bëhet fjalë për Dimitro Martinenko. Ai ishte një futbollist 25-vjeçar i cili së bashku me nënën e tij, nuk mundën t’i shpëtonin bombardimeve që erdhën nga Rusia drejt Ukrainës.
Mësohet se 25-vjeçari luante si mesfushor në ligën e dytë të futbollit amator në rajonin e Kievit dhe ishte cilësuar si lojtari më i mirë.
/a.r