I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Breaking’ në Top News ka qenë avokati Spartak Ngjela.
“Këtu nuk ka më interesa komëbtare, është interesi i Putinit. Të gjithë ekspertët që kam ndjekur janë shprehur se Putin ka shthurje mendore dhe sipas tyre kjo është shumë e rrezikshme.
Ukraina është shtet i vogël, dhe është e fortë, është e armatosur dhe e njohur me luftën. Ukraina ka patur fabrikë raketash dhe është e mësuar me luftën”– tha Ngjela.
Ndërkohë duke e paralelizuar me situatën në rajon, Ngjela ka thënë se kjo është një situatë në favor të Shqipërisë dhe tashmë sipas tij është mirë të nis krijimi i një federate me të gjithë territortet shqiptare të mbetura jashtë kufirit.
“Ne e kemi luftën në favor sepse SHBA pyesin ose do e paranojnë Kosovën në NATO ose do e bashkojmë me Shqipërinë. E kemi në intersin tonë sepse Vuçiç është bërë si pulë. Shqiptarët duhet t ë mendojmë për një federatë tashmë”.- shtoi Ngjela.
Ndër të tjera analisti dhe njëherësh avokati Ngjela ka parashikuar edhe fundin e Vladimir Putin në këtë luftë që ka nisur.
“Putini ose do iki, ose do e rrëzojë ose do e vrasin. Kjo është lojë e politikës amerikane, sepse ata kanë qenë shumë të qetë në reagimet e tyre gjatë gjithë kësaj kohe.”- shtoi gjithashtu Spartak Ngjela.
/a.r