Ndërsa sirenat vajtonin në qytetin e Dnipro mbrëmjen e shkuar, iu drejtuam nëntokës për në një bunker nuklear të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë. Dekada më vonë, po strehon qindra njerëz në Ukrainën moderne teksa lufta e Vladimir Putin përshkallëzohet.
Bunkeri ka qenë dikur një fabrikë punonjësish por është braktisur kohë më parë. Pas disa shkallëve dhe një dere të rëndë metalike, në mure ka postera udhëzues si të vendosësh një maskë gazi apo të veshësh një kostum mbrojtës.
Përgjatë një tabele ku shkruhet “mësimet e Çernobilit”, vullnetarët kanë rreshtuar biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori të modelit sovjetik. Dhomat-shpellë që mbajnë shtretër të rëndë marinari prej metali mund të strehojnë rreth 700 njerëz.
/a.r