Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola ka deklaruar nga Parlamenti Evropian që është mbledhur sot në nëj seancë të jashtëzakonshme se Rusisë duhet t’i kundëpërgjigjen të gjithë bashkë dhe në mënyrën më të fortë të mundshme. Sipas Metsolës, Evropa nuk mund të jetë më e varur nga gazi rus e se duhet të bllokojë edhe paranë e tyre.
“S’mun të varemi më nga gazi rus, s’mund ta pranojmë më paranë ruse. Oligarkët rusë nuk duhet të përdorin më fuqinë e tyre që të fshihen në qytetet tona. Ata s’mund të jenë në klubet tona të futbollit dhe superjahtet e tyre nuk do të parkohen më në portet tona,”- tha Metsola ndër të tjera.
Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.
“Ne e njohim dhe e dimë prespektivën dhe kemi mirëpritur kërkesën e Zelenksy-t për të pranuar Ukrainën në BE. Ky Parlament Evropian, ne do të ndalojmë çdo tentativë të Kremlinit për t’u futur në PE sepse agresorët që nisin luftën nuk kanë asnjë vend në shtëpinë e demokracisë. Evropa nuk do të ketë më asnjë akses tek gazi i Kremlinit, pra nuk do t’i mbajë shpresat aty dhe gjithashtu sistemi ynë i energjisë nuk duhet të jetë i varur nga Kremlini. Ka të bëjë me disa sanksione të forta që do të ndërmerren. Ne nuk mundemi më që të shesim pasaporta për njerëzit e Putin-it. Evropa duhet të lëvizë për të pasur mbrojtje të Unionit”, tha Metsola.