Zyrtarët ukrainas kanë konfirmuar mëngjesin e kësaj të marte se të paktën 70 ushtarë u vranë nga një sulm artilerie ruse në bazën ushtarake në rajonin e Sumy-t.
Sulmi ka ndodhur ditën e dielë në qytetin e Okhtyrka, i cili aktualisht është nën rrethim nga forcat ruse. Të hënën, punonjësit e urgjencës kërkuan në rrënoja duke u përpjekur të gjenin të mbijetuar.
Parlamenti i Ukrainës sapo ka postuar në Tëitter një homazh për ushtarakët, duke thënë “Lavdi e përjetshme për heronjtë e Ukrainës”. Parlamenti tha se ata u vranë nga raketat Grad.
g.kosovari