Bashkimi Evropian ka nisur një “stuhi” të paprecedentë sanksionesh kundër njerëzve dhe kompanive më të fuqishme të Rusisë.
Të hënën, ajo publikoi një listë me 26 individë që do të përballen me sanksione.
Këto sankisone vijnë në kuadër të reagimeve të një pas njëshme të Perëndimit ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Lista përfshin:
Sekretari i shtypit i Kremlinit, Dmitry Peskov
Alexander Ponomarenko , kryetar i bordit të Aeroportit Ndërkombëtar Sheremetyevo në Moskë
Igor Sechin , CEO i kompanisë shtetërore të naftës Rosneft
Nikolay Tokarev , CEO i Transneft, kompania më e madhe në botë e tubacioneve të naftës
Disa prezantues dhe gazetarë të televizionit shtetëror rus
BE do të sanksionojë gjithashtu Kompaninë e Industrisë së Sigurimit të Gazit në Moskë, e cila thuhet se ka ndihmuar aneksimin e Krimesë në 2014.
/b.h