E rëndë në Divjakë.
Një 18-vjeçar aksidenton me vdekje një burrë dhe ikën nga vendngjarja.
Burime për Noa.al informojnë se aksidenti ndodhi në fshatin Shën e Premte.
Një 18-vjeçar me inicialet E. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar A. G., 56 vjeç, i cili po udhëtonte me një motomjet, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Pas aksidentit, i riu është larguar nga vendngjarja por shërbimet e Policisë bënë identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/a.r