Kryeministri britanik Boris Johnson u kërkoi liderëve të G7, por edhe liderëve të tjerë botërorë që të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës armë mbrojtëse dhe të vazhdojnë presionin mbi regjimin e Putinit.
Pas një telefonate me liderët botërorë të hënën, një zëdhënës i kryeministrit tha se të gjithë liderët ranë dakord se “rezistenca e guximshme” e Ukrainës ndaj trupave ruse është “me të vërtetë frymëzuese”.
Johnson gjithashtu “theksoi nevojën për një përgjigje ndërkombëtare ndaj krizës humanitare në zhvillim, duke përfshirë mbështetjen e fqinjëve të Ukrainës për t’u marrë me një numër të madh ukrainasish që i shpëtojnë dhunës në vend”, thuhet në deklaratë.
Kryeministri theksoi nevojën për të vazhduar goditjen e Rusisë me kufizime dhe sanksione tregtare, duke përfshirë SWIFT , një shërbim mesazhesh që lidh institucionet financiare në mbarë botën.
Udhëheqësit ranë dakord të “ndjekin çdo rrugë për të siguruar që Putini të dështojë në ambiciet e tij”, thuhet në deklaratë./m.j