Ngjarjet aktuale në botë, sipas astrologes Meri Shehu, janë të ndikuara edhe nga vendosja e planetëve. Kështu zbulon ajo në “Rudina” në Tv Klan teksa shpjegon se java e kaluar që u parashikua si apokaliptike, i priu edhe luftës në Ukrainë. Për këtë të fundit, janë vendimtare datat 2 dhe 3 Mars që do të përcaktojnë vazhdimësinë e saj.
Meri Shehu: Lufta është në prag por dhe ne shpresojmë që me fillimin e Marsit të kemi lajme të mira. Parashikuam një javë apokaliptike, Mërkuri në kundërshtim me Uranin në Dem. Urani në Dem herën e fundit ka qenë gjatë Luftës së Parë Botërore. Demi ka të bëjë me krizat ekonomike, mbijetesën e përditshmërisë dhe ndryshimin e rendit ekonomik.
Muaji Mars tregon fillimin e pranverës. Në datën 21 Mars dita barazohet me natën dhe Dielli hyn në shenjën e Dashit, ndaj energjia do marrë ritme të mëdha. Hëna e re në Peshk është shenjë e heronjve dhe sakrificës ndaj liderët do të tentojnë të ekspozohen. Hëna e re në datën 2 është një fillim i mbarë shpirtëror, çlirues. Datat 2 dhe 3 Mars janë pikat më të rëndësishme ku do të shikojmë a do të vazhdojë lufta apo jo.
Marsi e Plutoni takohen dhe janë planetët më të dhunshëm e luftarakë. Plutoni shpërthen gjithçka ndërsa Marsi është katalizator i shpërthimit. Këto data janë të rëndësishme astrologjikisht për të përcaktuar vazhdimisht e luftës. Të ngjitur bashkë nuk janë sinjal i mirë.
/a.r