ryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në samitin e BERZH për investimet në Ballkanin Perëndimor me një mesazh solidariteti me popullin e Ukrainës. Rama u shpreh se Shqipëria është një parajsë për investime në fushën e turizmit duke theksuar se ka pasur numrat më të lartë edhe gjatë periudhës së vështirë të pandemisë së COVID.
“Më lejoni t’i bashkohem duke shprehur edhe në këtë vend solidaritet me popullin e Ukrainës. Më lini ta nis duke thënë se besoj fort që investimi në Shqipëri apo në vendet e tjera është më shumë se të investosh në një vend, është të investosh në një rajon me potencial ende të pashfrytëzuar. Ballkani Perëndimor është objektivi i investimeve. Falë faktit që të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen dhe po bëjnë përpjekjet për të bërë më shumë. Besoj se jemi në një fazë të re. Shqipëria është një parajsë e turizmit dhe për investimin e turizmit.
Nuk do ju bezdis me shifrat sepse në Ballkan ne kemi këtë që ne kemi numrat më të lartë. Ne edhe gjatë momenteve më të këqija të pandemisë kemi parë rritje të dukshme të industrisë tonë të turizmit. Po shohim të ndodhin më të shumë gjëra në sektorin strategjik. Jemi duke përgatitur investime masive në energji. Kemi parë një sërë shtigjesh të reja për infrastrukturën tonë dhe rrjetin hekurudhor. Shpresoj se do jemi në gjendje të bëjmë më shumë. Do jemi në gjendje të vazhdojmë Nga një anë nga Kosova me hekurudhën Durrës Prishtinë dhe nga ana tjetër për korridorin e tetë me Maqedoninë e Veriut, Janë dy drejtime për nxitje të ekonomisë të dy vendeve. Nuk jap të dhëna dhe shifra sepse ne jemi të gjithë të jashtëzakonshëm”, u shpreh Rama.
Ndalur te prioritetet e qeverisjes së re, Rama veçoi energjinë ku u shpreh se synohet të bëhemi një vend i pavarur nga pikëpamja energjetike dhe shtoi se investimet janë në proces.
“Energjia është shndërruar në një pikë qendrore për të gjithë dhe ne po punojmë për të që prej ditës së parë që kam ardhur në qeveri. Tani po ecim drejt realizimit të objektivit për të pasur një vend të pavarur nga pikëpamja energjetike për investime që janë tani në proces. Kemi problemin e të qenit të varur nga energjia hidrike. Kjo shoqërohet me dobësinë e varësisë nga një burim. Kemi investime në energji diellore dhe po bëjmë përpjekje për energjinë e erës.
I dytë është turizmi i lidhur me infrastrukturën. Këtu po flas për korridorin blu që është pjesë e rrjetit europian dhe procesit të Berlinit. Kemi nisur investime në porte. Në porte turistike dhe në portin e ri tregtar në Durrës që do të transformojë tablonë e vendit si vend turistik. Edhe aeroportet e reja. Kemi përfunduar aeroportin e ri në verilidnje. Kemi nisur tjetrën në jug. Po bëjmë përpjekje të nisim aeroportin e katërt në kufi me Korfuzin. Përparësia e katërt është digjitalizimi i plotë”, deklaroi Rama./m.j