Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka bërë që presidenti i kësaj të fundit t’i drejtohet botës për ndihmë. Volodymyr Zelensky qysh në krye të herës kërkoi kryesisht nga Perëndimi që krahas sanksioneve dhe protestave kundër Rusisë, populli i tij të mbështetej me armatim dhe naftë. Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një listë bazuar në raportimet ndërkombëtare, se me cilët udhëheqës botërorë kanë komunikuar Volodymyr Zelensky dhe armiku aktual i vendit të tij, Vladimir Putin.
Teksa Zelensky ka patur komunikime intensive ku ka marrë mbështetjen logjistike dhe solidaritetin e 18 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare, Putin ka kryer vetëm pesë lidhje telefonike kryesisht me fqinjët dhe mbështetësit e tij lindorë.
Kujtojmë se Zelensky ka treguar transparencë në Twitter duke publikuar çdo kontakt në kohë reale. Ndërsa thelbi i bisedave të Putin me pesë homologët e tij mbetet i pazbardhur.
Ja përmbledhja e Dervishit:
Deri me tani gjate 48 oreve te fundit Presidenti Ukraines Zelenskyy ka folur me:
- Kryeministrin e Japonise!
- Presidenten e Komisionit Europian
- Kryeministrin e Britanise
- Patriakurn Bartolomeu
- Presidentin e Lituanise
- Presidentin e Portugalise
- Presidentin e Polonise
- Presidentin e Gjeogjise.
- Presidentin e Azerbajxhanit
- Sekretarin e pergjithshem te OKB
- Kryeministrin e Hollandes
- Kryeministrin e Indise
- Kryeministrin e Zvicres
- Kryeministrin e Greqise
- Kryeministrin e Italise
- Presidentin e Keshillit Europian
- Presidentin e Frances.
- Presidentin e SHBA
Ndersa Presidenti Rusise Vladimir Putin ka folur me:
- Kryeministrin e Armenise
- Presidentin e Kirgistanit
- Presidentin e Kines
- Presidentin e Sirise
- Presidentin e Uzbekistanit!