Pas alarmit nga shërbimet amerikane të zbulimit, edhe Bashkimi Evropian është i shqetësuar dhe ka paralajmëruar se Bjellorusia mund të fillojë të marrë armët bërthamore ruse pas vendimit “shumë të rrezikshëm” në një referendum për të hequr statusin jo-bërthamor të vendit, raporton AFP.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka deklaruar të hënën: “Ne e dimë se çfarë do të thotë që Bjellorusia të jetë bërthamore. Kjo do të thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore në Bjellorusi dhe kjo është një rrugë shumë e rrezikshme”.
Më herët VOA raporti se shërbimet amerikane të zbulimit, presin që që udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko, të hedhë ushtrinë e tij prej 48,000 trupash në Ukrainë, në orët ose ditët e ardhshme, për të mbështetur Rusinë në agresionin e saj në Ukrainës.
Zyrtarët amerikanë i thanë Zërit të Amerikës se Lukashenko ka të ngjarë ta shtyjë Bjellorusinë më thellë në luftë, në varësi të rezultatit të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës.
Vlerësimi i shërbimeve amerikane të zbulimit u bënë në të njëjtën kohë me paralajmërimet e bëra të dielën nga personalitete të opozitës bjelloruse se Lukashenko po përgatitej të hynte plotësisht në luftë.
Të dielën, votuesit në Bjellorusi miratuan një reformë kushtetuese që do t’i lejojë vendit të mbajë armë bërthamore dhe stacionimin e përhershëm të forcave tokësore ruse.
/b.h