Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelnesky ka kërkuar anëtarësimin urgjent të vendit në Bashkimin Europian.
Ky i fundit kërkon që BE të përdorë një procedurë speciale për të anëtarësuar Ukrainën.
“Ukraina të anëtarësohet menjëherë në Bashkimin Evropian. Të përdoret një procedurë speciale,” shprehet Zelensky.
Ndërkohë sot pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij.
g.kosovari