Një ditë më parë Britania e Madhe iu përgjigj pozitivisht thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili u bëri thirrje ndërkombëtarëve që ti bashkohen në luftën kundër Rusisë.
Zyrtarët britanikë thanë se do të mbështesin anglezët nëse zgjedhin të shkojnë në luftë për të ndihmuar Ukrainën. Ndërkohë sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace, dha disa këshilla për qytetarët britanikë që duna të shkojnë në luftë.
Ai paralajmëroi qytetarë të mos shkojnë në luftë nëse nuk janë trajnuar siç duhet. Ai tha se ka “mënyra më të mira” për të ndihmuar Ukrainën sesa të udhëtosh për t’u bashkuar me luftimet, pa përvojë ushtarake.
“Nëse nuk jeni të trajnuar siç duhet, nëse nuk keni përvojë ushtarake mendoj se ka mënyra më të mira për ju të kontribuoni për sigurinë e Ukrainës”, tha sekretari i Mbrojtjes.
g.kosovari