VIDEO/ Reuters zbulon se kush është “Fantazma e Kievit”, piloti që “rrëzoi” 6 avionë rusë!

Qeveria ukrainase ka shfrytëzuar thashethemet e pabazuara se një pilot luftarak i paidentifikuar i MiG-29 i quajtur “Fantazma e Kievit” ka rrëzuar disa avionë rusë. Ajo ka shpërndarë një video propagandistike që në fakt përmban pamje nga një videolojë.

Twitter është ndezur me video që dyshohet se tregojnë një avion ukrainas që fluturon në qiell mbi disa qytete dhe rrëzon gjashtë aeroplanë të Kremlinit në përleshje në ditën e parë të luftës agresive të Vladimir Putin kundër ish-republikës sovjetike.

Megjithatë, një video e cila mori gati 5 milionë shikime dhe krijoi thashethemet ka rezultuar se është shkëputur nga një videolojë e vitit 2008 “Digital Combat Simulator”, përfundim ky I arritur nga kontrolli I fakteve që I ka bërë Reuters. “Një video vertikale e shpërndarë në internet nuk tregon një avion luftarak ukrainas që rrëzohet një avion rus, por vjen nga videoloja DCS”, bën të ditur Reuters.

Pavarësisht kësaj, Kievi tani po promovon hapur pretendimet se piloti i paidentifikuar ekziston, në një përpjekje të dukshme për të mbledhur kombin e rrethuar pas një heroi urban dhe për të nxitur mbështetjen për përpjekjet luftarake të Ukrainës.

Duke postuar një video 38 sekonda të dielën, llogaria zyrtare e qeverisë në Tëitter tha: “Njerëzit e quajnë atë Fantazma e Kievit”. Dhe me të drejtë – ai dominon qiejt mbi kryeqytetin dhe vendin tonë dhe tashmë është kthyer në një makth për pushtimin e avionëve rusë”.

Videoja fillon me një ilustrim vizatimor të “Fantazmës së Kievit”, përpara se të përdorë pamjet e një avioni rus të rrëzuar. Më pas shfaqet teksti në video, i cili lexon: “Ukraina ndoshta ka marrë asin (ekspertin) e saj të parë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky është piloti anonim i MiG-29, me nofkën Fantazma e Kievit. Në 30 orët e para të pushtimit rus në shkurt 2022 ai rrëzoi gjashtë avionë ushtarakë rusë”.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com