Ndërsa trupat ruse hyjnë në Kharkiv, qyteti i dytë i Ukrainës, sulmet po vazhdojnë gjithashtu rreth kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Një goditje i vuri flakën një terminali nafte në qytetin Vasylkiv, në jug-perëndim të kryeqytetit.
“Armiku dëshiron të shkatërrojë gjithçka,” tha kryebashkiaku i qytetit, Natalia Balasinovich.
Të gjithë ata që dalin jashtë “do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit të armikut”, paralajmëruan ata.
Mijëra njerëz kanë fjetur në stacionet e metrosë, ndërsa të tjerë kanë marrë armët e shpërndara nga autoritetet për të ndihmuar në mbrojtjen e qytetit.