Mbretëria e Bashkuar i është përgjigjur thirrjes së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.
Zyrtarët britanikë kanë deklaruar se nëse qytetarët e Anglisë zgjedhin individualisht të shkojnë në Ukrainë për t’u bashkuar me luftën, ata do t’i mbështeste “nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë”, shkruan BBC.
Më parë, Britania e Madhe ka ndjekur penalisht njerëzit që udhëtonin në Lindjen e Mesme për të luftuar për ose kundër IS.